Iniciativa të shumta janë ndërmarrë kohëve të fundit për bojkotim të produkteve serbe, sidomos pas tensionimit të situatës në fund të vitit të kaluar në veri të Kosovës.
Kjo për shkak se Kosova importon nga Serbia qindra miliona euro produkte për çdo vit, ndërsa në vitin 2022, kjo shifër ka arritur në 350 milionë euro.
Arbresh.info ka pyetur qytetarët lidhur me këtë çështje, të cilët kanë thënë se populli ka filluar të vetëdijesohet për mos konsumimin e produkteve serbe me barkod 860, për arsye të shumta.
Një nga arsyet sipas tyre është se me paratë që i merr nga Kosova çdo vit, Serbia blen armatim që ta sulmojë pikërisht Kosovën, ndërsa arsye tjetër nga ta përmenden trazirat dhe problemet që serbët po i shkaktojnë gjithmonë për destabilizim të shtetit tonë, dhe natyrisht, edhe të kaluarën e viteve 1998-1999./arbresh.info/
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...