Blerim Vela, shef i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, ka thënë se mbështetja për grupin paraushtarak rus “Wagner” nga ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi, është vazhdim i pranisë të mercenarëve serbë në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës.
Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka thënë se marrëveshja e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ekstremistët e krahut të djathtë synon ta destabilizojë rajonin.
“Marrëveshja e regjimit të Vuçiqit me ekstremistët e krahut të djathtë synon të destabilizojë rajonin. Shprehja e mbështetjes për ‘Wagner’ nga ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi është vazhdim i pranisë gjithnjë në rritje të mercenarëve nga Serbia në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”, ka shkruar Vela./arbresh.info/
Expression of support for Wagner by right-wing extremists in #Serbia is continuation of the ever increasing presence of mercenaries from SRB on #Russia’s side in the war against #Ukraine.
Vučić’s regime collusion with the right-wing extremists is aimed to destabilize the region. pic.twitter.com/3gWvvylVGD
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) January 14, 2023
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...