Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se e ka mirëpritur dënimin prej 50 mijë franga ndaj Federatës së Serbisë, për shkak të fyerjeve dhe sjelljeve josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të serbë ndaj lojtarëve, përkatësisht ndaj Granit Xhakas e Xherdan Shaqirit, si dhe shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katari 2022”.
FFK përmes një postimi në Facebook, tha se janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s.
“FFK në vazhdimësi, sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative, ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, ka shkruar FFK./arbresh.info/
Lexo edhe:
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...