Wout Weghorst është futbollisti më i ri i gjigantit anglez Manchester United.
Sulmuesi holandez ka qenë i huazuar te Besiktas këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar katër herë në 18 paraqitje.
Por pas insistimit nga trajneri Erik Ten Hag, Djajtë e Kuq kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij si huazim gjashtë mujor nga skuadra tjetër angleze Burnley, shkruan telegrafi.
United e ka huazuar sulmuesin holandez për gjashtë muaj, por nuk e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
“Ndihem i privilegjuar që i bashkohem Manchester United. Kam luajtur kundër klubit në të kaluarën dhe është një ndjenjë fantastike që tani të kem mundësinë për të veshur fanellën e famshme të kuqe. Unë kam parë përparimin e Unitedit nën menaxhimin e Ten Hag.
“Gëzohem që jam këtu dhe mezi pres të filloj të luaj rolin tim në shtyrjen e ekipit drejt synimeve të tij”.
“Çfarëdo që të ndodhë në muajt e ardhshëm, mund të premtoj se do të jap gjithçka klubit për sa kohë që jam këtu”,u shpreh Weghorst.
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por për...