Rreth 900 milionë persona janë infektuar me koronavirus në Kinë.
Të dhënat janë bërë publike pas realizimit të një studimi nga Universiteti i Pekinit.
Kështu, vlerësohet se 64% e popullsisë së vendit është infektuar me virusin SARS-CoV-2.
Nga të dhënat rezulton se më e goditura është provinca Gansu, ku 91% e qytetarëve janë infektuar, e ndjekur nga Yunnan (84%) dhe Qinghai (80%).
Situata mund të përkeqësohet pasi tashmë qindra milionë kinezë do të udhëtojnë në vendlindjet e tyre, shumë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përpara Vitit të Ri Hënor, më 23 janar.
Pekini ka ndaluar së raportuari statistika ditore në momentin që i dha fund politikës “zero Covid”, megjithatë, sipas raportimeve, spitalet në qytetet e mëdha janë të ezauruara.
Ekspertët e shëndetit në vend kanë bërë thirrje që vëmendja të përqendrohet në zonat rurale pasi, sipas tyre, shumë të moshuar dhe njerëz me aftësi të kufizuara nëpër fshatra kanë mbetur pa kujdes shëndetësor./A2
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...