Në Qendrën Korrektuese të Dubravës një i burgosur është rrahur nga dy të tjerë.
Stafi korrektues kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe e kanë vënë situatën nën kontroll.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Për rastin janë njoftuar Policia, i burgosuri i lënduar ka marr ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore. Të burgosurit nuk kanë pësuar lëndime të rënda dhe se për momentin nuk dihet motivi i përleshjes”, tha Gashi./arbresh.info/
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...