Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në rend dite sot në Bruksel.
Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme pritet të votohet marrëveshja trepalëshe.
Kjo u bë e ditur edhe nga LIBE në faqen e saj zyrtare në Twitter.
Për votimin ditë më pare ka njoftuar edhe euro deputeti holandez Thijs Reuten.
Reuten ka bërë thirrje që të votohet pro heqjes së vizave për kosovarët.
Parlamenti Evropian disa here ka votuar rezoluta duke përkrahur liberalizimin për vendin tone.
Organi legjislativ i Bashkimit Evropian, iu kishte bërë presion vendeve të BE-së, që sa më parë ta miratojnë vendimin për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës.
Deri më tani, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk mund të udhëtojë pa viza për në vendet e BE-s./arbresh.info/
After the long awaited agreement with EU member states on visa liberalization for Kosovo last December, we will keep up the pace in the European Parliament. Vote in committee??this Thursday! ????? https://t.co/vBd1YjybCo
— Thijs Reuten ??? (@thijsreuten) January 9, 2023
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...