Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka takuar ambasadoren e Libisë në Belgjikë, Amel Jerary.
Bajrami përmes një postimi në Twitter tha se me homologen e tij ranë dakord për nevojën që Kosova e Libia t’i thellojnë marrëdhëniet në mes vete.
“Diskutim dhe mirëkuptim i madh me ambasadoren e Libisë, Amel Jerary. Shkëmbyem mendime mbi situatat aktuale në vendet tona dhe rëndësinë e stabilitetit dhe demokracisë për paqen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Magrebit”, shkroi Bajrami.
Ky takim e demanton deklarimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Libia është njëra nga nëntë shtetet që e kanë tërhqeur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur./arbresh.info/
Great discussion & understanding with ambassador of #Libya, @ajerary. Exchanged views on current situations in our countries, & importance of stability & democracy for peace & prosperity of both Western Balkans & Maghreb. Agreed about need for deepening #Kosovo–#Libya relations. pic.twitter.com/c1BtM5HTWy
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) January 11, 2023
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...