Mediat gjermane raportojnë se një qytetar me nënshtetësi kosovare është vrarë nga një gjerman për motive të ulëta.
Shtetasi kosovar ishte i moshës 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.
Ish-partneri 29-vjeçar me kombësi gjermane, i partneres së kosovarit me kombësi gjermane, është arrestuar.
Krimi ka ndodhur në zonën e Auggener Weg. Sfondi i saktë i krimit është ende i paqartë, policia kriminale e Freiburgut ka nisur hetimet.
Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij. Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar./Albinfo
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...