Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregtonin mallra të kontrabanduara me përbërje kanabisi.
Policia mundi të sekuestrojë mallrat e kontrabanduara me përmbajtje të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit në dyqanin e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që tregtonte produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mix”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.
Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndyshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet