Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil dolën në mitingje pro-demokracisë, në një kundërpërgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Në qytetin më të madh të vendit, Sao Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg.
Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasilia, që tronditën vendin, por dhe mbarë komunitetin ndërkombëtare.
Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inacio Lula da Silva u betua dhe mori detyre pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin.
Të hënën në mbrëmje, lideri i ri 77-vjeçar vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar aktet terroriste.
Jair Bolsonaro nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje.
Ai aktualisht ndodhet në SHBA, ku raportohet se është shtruar në një spital. Autoritetet amerikane deklaruan më herët se nuk kanë një kërkesë zyrtare nga Brazili për ekstradimin e tij./A2
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...