Anija e mallrave MV Glory që transportonte mijra ton grurë ukrainas e cila u bllokua në kanalin e Suezit do të rikthehet në lëvizje, sipas The Guardian.
Firma e shërbimeve të kanalit ‘Leth Agencies’ tha se anija, ‘MV Glory’, u bllokua pranë qytetit të Qantara dhe se tre rimorkiatorë të kanalit po punonin për të rikthyer anijen.
“MV Glory” nuk është anija e parë që u bllokua në këto ujëra të rëndësishme. Anija “Ever Given”, një anije kolosale me kontejnerë, u bllokua në kanalin e Suezit në mars të vitit 2021, duke bllokuar rrugën ujore për gjashtë ditë.
“Ever Given” u lirua në një operacion gjigant shpëtimi nga një flotë rimorkiatorësh.
Anija krijoi një bllokim masiv trafiku që mbante 9 miliardë dollarë në ditë në tregtinë globale dhe tensionoi zinxhirët e furnizimit që edhe ashtu ishin të ngarkuar nga pandemia e koronavirusit.
Qendra e Përbashkët Koordinuese e renditi anijen “Glory” si transportues të mbi 65,000 tonë misër nga Ukraina me destinacion Kinën. I hapur në vitin 1869, Kanali i Suezit ofron një lidhje thelbësore për naftën dhe gazin natyror./abcnews.al
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...