Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë të ditur se në bazë të matjeve vjetore të Fuqisë Globale Ushtarake 2023 (GFP), Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.
Sipas Mehajt në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar ngritje për pesë vende, raporton arbresh.info.
“Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore. Në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë”, shkruan Mehaj në Facebook.
Ministri i Mbrojtjes bënë të ditur se çdo vit e më shumë po rritet kapaciteti i ushtrisë së Kosovës.
“Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por dhe në rajon e më gjerë”, shkruan ai./arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...