Kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të kësaj partie në Kosovë e mërgatë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, LVV njofton se në këtë takim është diskutuar situata politike e çështjet organizative të kësaj partie.
Sipas VV-së, gjatë qeverisjes së tyre që në mars bëhen dy vjet, “s’ka korrupsion, ka investime, reforma në sistemin institucional e përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”.
“Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qendrore”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Më tej, VV-ja paralajmëroi dinamikë më të madhe pranë komunitetit ku strukturat e tyre janë të shtrira./arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi