Corinthians po insiston që të nënshkruajë me lojtarin e Aston Villas, Philippe Coutinho, si huazim këtë vit.
Ish-lojtari i Liverpoolit dhe Barcelonës iu bashkua Villas në mënyrë të përhershme për 20 milionë euro në verën e vitit 2022 pas një huazimi të suksesshëm, por klubi brazilian janë të prirur ta kthejnë lojtarin në atdheun e tij.
Ai nuk ka shënuar ende një gol apo asistim për “vilains” në 16 paraqitje këtë sezon, ndërsa ai gjithashtu pësoi një lëndim muskulor që e përjashtoi atë nga skuadra e Brazilit për Kupën e Botës, shkruan telegrafi.
Mendohet se këto vështirësi mund të inkurajojnë Coutinhon të largohet nga Villa për futbollin brazilian.
Playmakeri i Aston Villas, Philippe Coutinho, kërkohet si huazim nga klubi brazilian Corinthians
Siç raportohet nga gazeta spanjolle Sport, presidenti i Corinthians, Duilio Monteiro Alves tha: “Kontakti ekziston dhe dëshira është aty, por është një marrëveshje shumë e vështirë”.
“Ne e duam lojtarin në huazim, por ndërsa afati i transferimeve në Evropë është e hapur, gjithçka është shumë e vështirë. Është ende një operacion shumë i parakohshëm, por ne duhet të përpiqemi”.
Klubi po negocion me Aston Villa dhe përfaqësuesin e lojtarit, me synimin për të bërë një marrëveshje në muajt e ardhshëm.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...