Mediat britanike raportojnë se Kim Jong-un ka ekzekutuar një nga personat që ka pasur më pranë gjatë viteve të fundit, ish-ministrin e Jashtëm të shtetit komunist.
Ri Yong-ho negocioi marrëveshjet bërthamore të Koresë së Veriut me Shtetet e Bashkuara.
Sipas “The Sun”, ai dyshohet të jetë ekzekutuar në mes të një stërvitje të madhe ushtarake të mbajtur gjatë kohëve të fundit.
Kryediplomati, i cili më parë kishte qenë edhe ambasador i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe, thuhet se është ekzekutuar pasi më herët ishte larguar nga administrata e Kim.
Deputeti Youn Kun-young tha në parlamentin e Koresë së Veriut se kishte informacione nga Shërbimi Informativ se Ri Yong-ho ishte “spastruar”.
Ai shërbeu si ambasador i Koresë së Veriut në Britani nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërsa në vitin 2016 u emërua ministër i Jashtëm dhe u bë i famshëm për debatet e tij të ashpra me amerikanët deri në arritjen e marrëveshjes bërthamore./A2/
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...