Plagosën një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, u qëlluan me armë zjarri nga një veturë në lëvizje

16:58 | 6 Janar 2023
E.H

Dy persona janë plagosur me armë zjarri njëri 11-vjeçarë dhe tjetri 21-vjecarë në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

Sipas njoftimit të policisë, të plagosurit u qëlluan me armë zjarri nga persona të panjohur të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonin nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy të plagosurit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në qytetin e Graçanicës ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet

“Janë marrë të gjitha veprimet nga policia , policia e rendit e më pas hetuesit policor dhe krimtekniket nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet. Aktualisht rruga që qonë për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale