Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e tij vjetore ka thënë se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e tyre ndaj Kosovës.
Sipas Vuçiqit shtetet që e kanë tërhequr njohjen e Kosovës janë Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, shkruan Tanjug transmeton arbresh.info.
“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës. Ne nuk kemi provokuar askë. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim kur mbrohet Kushtetuta jonë. Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, tha ai.
Kreu serb foli edhe rreth proceseve integruese të Republikës së Kosovës, duke thënë se vështirë që mund të bëjë diçka për në Këshillin e Evropës, porse do të mundohet me çdo kusht për në UNESCO.
“Po presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në UNESCO? Do të luftojmë”, pohoi Vuçiq.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...