Isco ka mbetur një futbollist i lirë pas largimit nga skuadra spanjolle Sevilla, ku aventura e tij zgjati shumë pak.
Në fakt aventura e spanjollit te Sevilla nuk zgjati më shumë se katër muaj nga gushti i deri në dhjetor të vitit 2022.
30-vjeçari ka shkëputur kontratën me marrëveshje me klubin andaluzian dhe tani është një futbollist i lirë dhe në bisedime me disa skuadra, shkruan telegrafi.
Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë dhe Isco e ka ende të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të vazhdoj të mbetet në Evropë apo të vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Juventus dhe Salernitana janë dy skuadrat që duan transferimin e spanjollit në elitën e futbollit italian Serie A.
Ndërkohë sa i përket Anglisë, është Wolverhampton Wanderers që ka shprehur interesim dhe kanë kontaktuar agjentët e lojtarit.
Përtej kontinentit evropian, Isco ka ofertën në tavolinë nga skuadra amerikane Los Angeles Galaxy.
Katër skuadrat tanimë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit duke i bërë propozimet e tyre dhe mbetet të shihet se cilën ofertë do ta pranojë mesfushori spanjoll.
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...