Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar të arriturat e punës së tij gjatë vitit 2022 duke shtuar se ky vit ishte i suksesshëm për FSK-në.
Mehaj theksoi se këtë vit po e përmbyllë me 850 ushtarë dhe kandidat të rinj si dhe me mbi 2 mijë e 500 ushtarë të trajnuar jashtë vendit, transmeton arbresh.info.
Mes tjerash ai shtoi se e ardhmja e ushtrisë së Kosovës është në NATO dhe bëri të ditur se përkrahë ushtrive të shteteve mike do të vazhdojë rrugëtimi i FSK-së.
“E ardhmja e ushtrisë sonë është në NATO, ngase në përputhje të plotë me misionin e kësaj aleance janë edhe qëllimet tona. Përkrah ushtrive të shteteve mike do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për konsolidim, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në funksion të misionit kushtetues për garantimin e sigurisë, territorialitetit, mbrojtjes së qytetarëve dhe ruajtjes së stabilitetit të shtetit”, tha Mehaj.
“Urime ushtarakë për çdo rezultat që keni treguar në garat dhe ushtrimet ndërkombëtare, për profesionalizmin mbresëlënës dhe për karakterin luftarak e human të pashoq. Ju jeni krenaria jonë më e madhe”, u shpreh Mehaj./arbresh.info/
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...