Mbrëmë rreth orës 23:00 është arrestuar një person në Fushë Kosovë në kuadër të parandalimit të veprimeve kriminale.
I arrestuari një burrë me iniciale B.M., 31 vjeçar.
Policia e Kosovës njofton se në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar:
36 qese të substancës narkotike të dyshuar marihuanë, gjashtë paketime të ndryshme të substancave të dyshuara marihuanë, katër peshore, një mulli për bluarjen e substancave narkotike, dy pako letra ( për mbështjellje të substancës narkotike) si dhe gjashtë telefona mobil.
Ndaj të dyshuarit është një hetim për veprat penale, Blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge./arbresh.info/
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...
Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin h...
Granit Xhaka befason me deklaratën: Dua të bëhem kampion bot...