Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi private për të moshuarit në qytetin Kemerovo në rajonin e Siberisë në Rusi.
Sipas lajmit të agjencisë ruse të lajmeve TASS të cilin e bazon në zyrtarët e Ministrisë së Situatave Emergjente, zjarri ka shpërthyer për arsye ende të panjohura në një ndërtesë me dy kate në një shtëpi private për të moshuar në qytetin Kemerovo, shkruan Anadolu.
Sipas të dhënave paraprake si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 20 persona.
Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdojnë inspektimet në vendin ku ka rënë zjarri i cili është shuar plotësisht nga zjarrfikësit.
Shtëpia e të moshuarve në katin e dytë e cila u shkatërrua plotësisht si pasojë e zjarrit është e paligjshme. /arbresh.info/
lexo edhe:
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, të paktën 13 persona humbin jetën në Rusi
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...