Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë, ka bërë që të krijohen kolona të gjata në disa pika kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te pika kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona për të hyrë në vend e cila është e gjatë nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.
Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta.
Ndryshe, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak aktualisht janë të mbyllura për kalim, kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës. /arbresh.info/

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...