Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me nënkryetaren, Saranda Bogujevci kanë pritur në një takim fundviti organizatat partnere të Kuvendit për t’iu shprehur mirënjohje dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur gjatë këtij viti.
Me këtë rast, Kunjufca ka thënë, se Legjislatura VIII ka arritur konsiderueshëm objektivat ambicioze legjislative, gjithnjë të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian dhe kriteret e integrimeve euroatlantike.
“Të arriturat e deritashme të kësaj legjislature, si dhe përgjithësisht legjislaturave të mëparme, janë pa dyshim meritë edhe e mbështetjes së partnerëve vendorë e ndërkombëtarë të Kuvendit”, tha Konjufca.
Tutje ka thënë ai, se sikur deri më tani, së bashku me partnerët, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i avancojë rezultatet dhe t’i përmbush objektivat e parashtruara gjatë vitit në vijim./arbresh.info/
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...