Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim, ka ardhur reagimi nga OVL e UCK-së.
Kryetari OVL-së, Faton Klinaku, e ka quajtur të jashtligjshëm vendimin ndaj ish komandantit “Cali”.
“Ashtu sic e kemi thënë ne, kjo gjykatë është kryekput politike, ne nuk kemi shpresuar pasi vendimet kanë qenë politike, të denohet një person dhe akuza që është absurditet, aty akuzohet që kanë bërë vepra si grup ndërsa dënohet një person. Të bëjnë vrasje serbët dhe të dënohet Sali Mustafa është absurditet” ka thënë Klinaku.
Tutje ai ka fajësuar edhe institucionet e Kosovës duke thënë madje se ata po bashkëpunojnë me këtë gjykatë.
“Salih Mustafa ka luftu për popullin tonë. Institucionet e Kosovës flasin gjithmonë që gjoja janë kundër kësaj gjykate po përkundrazi këta bashkëpunojnë me këtë gjykatë” deklaroi Klinaku. /arbresh.info/
lexo edhe:
Momenti kur Salih Mustafa shpallet fajtor dhe dënohet me 26 vjet burgim nga Specialja
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin