Argjentinën e pret një sfidë tejet e vështirë ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Botërorit ‘Katar 2022’.
Ndeshja zhvillohet nesër (e marte) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Lusial Stadium”, shkruan Gazeta Olle.
Para kësaj ndeshje, ka folur edhe trajneri i argjentinasve, Lionel Scaloni.
Scaloni ka theksuar se i pret një ndeshje e vështirë, pasi Kroacia ka lojtarë të mëdhenj.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kroacia luan si një skuadër e vërtetë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Nesër shpresojmë të japim maksimumin siç bëjmë gjithmonë. Nëse i bëjmë siç duhet detyrat, atëherë do të jetë më e lehtë që të arrijmë objektivin.
Modric? Është një kënaqësi që ta shohësh të luash. Jo vetëm për talentin e tij, por edhe sepse meriton të gjithë respektin tonë. I kemi studiuar mirë. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, të menaxhojmë gjithçka me qetësi.
Messi- “Leo ka qenë gjithmonë një fitues, ka një dëshirë për të vazhduar të luajë futboll që e kam zili. Të shohim nëse do të vazhdojë të luajë në kombëtare apo jo, pas tij është një popull i tërë. Mbeten akoma ndeshje të vështirë”, tha ai.
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...
Kamerat e sigurisë në kryeqytet rrisin efektivitetin në traf...