Dëmi i shkaktuar nga rrahja mes “Plisave” dhe “Torcidës” kalon vlerën e 50 mijë eurove

14:20 | 12 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Finalja e mbrëmshme e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Prishtinës dhe KB Trepçës, u ndërpre për shkak të tensioneve në tribuna, ku të pranishëm ishin tifogrupet “Plisat” dhe “Torcidat”.

Këshilltarja komunale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës,  Fiknete Bejta, ka publikuar disa foto, teksa ka shkruar se dëmi i shkaktuar nga tifozët është i vlerës së 50 mijë eurove.

“Vizituam, Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë e cila u dëmtua mbrëmë nga huliganët gjatë lojës së finales së Kupës së Kosovës. Përveç dëmeve fizike që kanë pësuar disa policë, janë dëmtuar rëndë tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë, dyert, xhamat mbrojtës dhe parketi. Kjo sallë është rinovuar rishtas nga NPL”Pallati i Rinisë” dhe dëmi llogaritet të jetë minimumi 50 mijë euro”, ka shkruar Bejta në Facebook./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale