Intervistë me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila ka folur për disa nga temat aktuale që e kanë përfshi Kosovën, kohëve të fundit. Musliu e ka kritikuar qasjen dhe konfidencialitetin e kryeministrit Albin Kurti për atë se çka po bisedon me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në dialogun për arritjen e marrëveshjes finale.
Sipas deputetes së PDK-së, edhe pse Kurti është kryeministër tash e dy vjet, ai ende po e sheh Kosovën si të pa sigurt për familjen e tij.
Po ashtu, Musliu në këtë intervistë flet për ndryshimet e Kurtit nga ai që ishte në opozitë tek ky në pushtet.

Ajo shprehet skeptike sa i përket mundësisë së liberalizimit të vizave në vitin 2024, ani pse përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.
Deputetja Musliu ka komentuar edhe rreth ndeshjes Zvicër-Serbi, ku pjesë e ekizpit zviceran janë edhe tre shqipetarë. Ajo ka drejtuar kritika për siç thotë ajo racizmin që po vazhdon ta përdorin dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në botë FIFA dhe UEFA, ndaj shqiptarëve si komb./arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...
“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë pë...