Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer për momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi derisa Policia e Kosovës po e kërkonte për vrasjen e H.M.
Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të, megjithatë thotë se s’ka pranuar diçka të tillë.
“Erdh Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu folë kem të merzitun. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe cka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash Sokol po e thirri policinë e me u dorëzu. Tha ja bab mos e thirr kërkon, se s’du me nejt gat edhe du me shkru një letër se su kanë faji jem”, ka thënë babai i Sokol Halilit për T7.
Ai tutje ka treguar se si Sokol Halili i kishte thënë se dëshiron që të shkojë në Stacion të Policisë në Shtime dhe të bëjë vetëvrasje aty.
“Më tha pe shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja bab tha stë marr ty. Thash pa mu smunesh me shku. Tha bab unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer tutje.
Sipas babait, Sokol Halili kishte thënë se i kishte thënë viktimës se ose do të jetonin të tre bashkë ose do të vdisnin të tre.
“Ai tha nuk dorëzohem. Ia kam dhanë besën asaj shoqes, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë. Nuk u bind”, ka treguar babai i Sokol Halilit.
Ndërkohë Policia e Kosovës kishte arritur që ta lokalizonte në shtëpinë e tij rreth orës 13:45. Pas dështimit të përpjekjes për ta bindur që të dorëzohet, Sokol Halili ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...