Korea e Jugut ka mposhtur Portugalinë me rezultat 2-1
Ju deshën vetëm pesë minuta lojë portugezëve që të kalojnë në epërsi me golin e Ricardo Hortas pas asistimit nga Diego Dalot.
Por epërsia e evropianëve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 27-të rezultati i barazua në 1-1.
Cristiano Ronaldo bëri një asistim pa dashje te Young-Gwon Kim i cili nga afërsia realizoi për ta rikthyer Kombëtaren aziatike në lojë.
Me rezultatin baras 1-1 përfunduan 45 minutat e para në këtë ndeshje.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, por fundi ishte tejet dramatik me Korenë që arriti të shënonte golin e fitores.
Kapiteni i aziatikëve, Heung-Min Son bëri një asistim të mrekullueshëm te Hee-Chan Hwang i cili nga afërsia arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Hwang realizoi për t’i dhënë fitoren e parë Koresë së Jugut në Katar 2022.
Portugalia e mbyll Grupin H në vendin e parë me gjashtë pikë, derisa Korea mbetet e dyta me katër sosh duke kaluar në rrethin tjetër.
Në rrethin e eliminimit direkt, Portugalia do të përballet me vendin e dytë nga Grupi G, ku janë Kombëtaret si Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni./arbresh.info/
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...
Kërçeli: Opozita e ka në dorë nëse do ta mbështesë zgjedhjen...
Kapen para të dyshuara fals në Bërnjak, ndalohet një shtetas...