Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women sot mbanë tryezën e rrumbullakët me temë “Dhuna ndaj vajzave –Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, që do të organizohet në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Në këtë tryezë pritet te merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Qëllimi i tryezës është diskutimi mbi situatën aktuale të dhunës ndaj vajzave në Kosovë, identifikimi i mundësive dhe iniciativave të përbashkëta për përmirësimin e situatës. Poashtu, kjo tryezë ka për qëllim të përçoj thirrjen për zhvillim të hulumtimeve, avancim të politikave dhe programeve me fokus në parandalimin dhe reagimin ndaj formave të dhunës.
Kjo tryezë fillon nga ora 10:00 në Hotel Prishtina në Prishtinë./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin