Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me 10-vjetorin e lirimit nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës.
Ai tha se sot është një datë e rëndësishme për të por edhe për vulosjen e pastërtisë së luftës çlirimtare.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, sot për mua është një datë e rëndësishme, është përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.
Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim.
Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri.
Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat./arbresh.info/
Edi Rama uron Kurban Bajramin
LDK uron Bajramin: Festat si këto, na mësojnë për solidarite...
Sonte Kosova-Armenia
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi v...
Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli
Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë