Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për bashkim kombëtar.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nesër, në mbledhjen e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duhet që të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.
“Pasi që Kosova ka shënuar 14 vite shtet sovran dhe i pavarur, është koha që në këtë 110 vjetor të Pavarsisë së Shqiperisë, NE të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe Shqipërisë te votojmë: Për bashkim në Konfederatën e Shteteve Shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës. Të bashkohemi në një Shtet, me një Qeveri, me një Senat, me dy kongrese Kosovë e Shqipëri”, ka shkruar Haxhiu.
Për të shënuar festën kombëtare të 28 nëntorit, dy kuvendet ai i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në Tiranë.
Mbledhja mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00, derisa deputetët kosovarë tashmë kanë shkuar në Shqipëri./arbresh.info/
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...