Policia e Gjilanit pas një pune të mirë organizuar sot kanë arrestuar tre persona në Vitit pasi që dyshohet që në periudha të ndryshme kohore kanë kryer 13 raste të vjedhjeve në disa fshatra të Vitisë.
Të arrestuarit janë N.S. (1997), A.Q.(2004) dhe S.Q.(2004).
“Tek të dyshuarit si prova materiale për Gjykatë janë siguruar dëshmi të shumta të sendeve të cilat dyshohet se janë të vjedhura të cilat janë konfiskuar dhe në ditët në vazhdim do te ju kthehen pronarëve legjitim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
“Në lidhje rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...