Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Kosovë janë shënuar 2,364 raste të dhunës ndaj grave në dhjetë muajt e parë të vitit 2022.
“Edhe sot u zgjuam me lajmin e kobshëm të vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj”, ka shkruar Osmani.
“Seksizmi po vret. Mjaft është mjaft. Dhuna ndaj grave është plaga jonë e përbashkët, andaj luftimi i saj duhet të jetë rezultat i angazhimit të përbashkët të grave dhe burrave. Le të mos mbetet asnjë gurë i palëvizur derisa të mos sigurojmë e garantojmë jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave tona”, tha më tej Osmani./arbresh.info/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...