Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.
B.R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale, vjedhje.
Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
“Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...