Parlamenti Evropian vendosi të mërkurën të caktojë Rusinë si një “shtet që sponsorizon terrorizmin” , duke argumentuar se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret shkelin ligjin ndërkombëtar.
Megjithatë, vendimi është kryesisht simbolik, pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kornizë ligjore për ta mbështetur atë, raporton Reuters.
Në të njëjtën kohë, blloku tashmë ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt, kur presidenti rus, Vladimir Putin nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.
Deri më tani Rusia është akuzuar për sulme që kishin në shënjestër civilët, akuza të cilat u mohuan nga kjo e fundit. /arbresh.info/
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë