Bebe Rexha bëri një paraqitje të mrekullueshme në rehatinë e aeroportit kur ajo u pa duke mbajtur qenin e saj në dorë në ‘Los Angeles International Airport’ këtë të martë.
33-vjeçarja kishte veshur një palë pantofla të markës “Louis Vuitton” dhe u mbështjellë me një pallto të zezë të gjatë magjepsëse, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje e saj vjen dy ditë përpara se ajo të planifikohet të këndojë pjesën e parë në Detroit për festën e Ditës së Falënderimeve.

Duke i lënë flokët e saj bionde të lirshme në aeroport, ajo dukej mahnitëse ndërsa kishte aplikuar pak makijazh në fytyrën e saj.
Bebe, e cila lindi në ShBA nga emigrantë shqiptarë nga Jugosllavia, i dha shkëlqim veshjes me një lëmsh gjerdanësh.
Ajo do të performojë në ‘Detroit Lions Thanksgiving Classic’ së bashku me David Guettat, me të cilin publikoi një duet këtë vit të titulluar “I’m Good (Blue)”./arbresh.info/
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë