Në mbledhjen e sotme të Qeverisë se Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e fundit që e pati të hënën në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq.
Kryeministri tha se qëllimi i vetëm i këtyre takimeve duhet të jetë marrëveshja finale, ndërsa përsëriti se krye diplomati evropian, Josep Borrell “hoqi dorë” nga propozimi paraprak i BE-së.
“Liderët shtetërorë thirren për ta bërë marrëveshjen e madhe e finale”, tha Kurti.
“Po e ripërsëris, unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithçfarë çështjesh teknike të cilat dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione dhe organe përkatëse të cilat kanë shumë njerëz të zotë”, u shpreh tutje kryeministri Kurti.
Kurti tha se ka bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje atë ditë, ndërsa theksoi se ishte i fundit që e lëshoi objektin e BE-së. /arbresh.info/
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun
Çeku: Shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen ...
Haxhiu: S’kam besuar se do ta tejkalonim rezultatin e vitit ...
Pritjet e SHBA’së nga Qeveria e re: Thellim i partneritetit ...
Tahiri: AAK do të jetë pjesë e Kuvendit, edhe nëse s’merr as...
“Diva jonë me afat skadence” – Shpërthen debati mes Fjollës ...