Policia bullgare ka arrestuar pesë persona në lidhje me sulmin me bombë në Stamboll fundjavën e kaluar që vrau gjashtë persona, njoftoi sot prokuroria bullgare.
Të dyshuarit janë arrestuar për ndihmën e një prej pjesëmarrësve në shpërthimin e 13 nëntorit, tha zëdhënësja e kryeprokurorit bullgar Sika Mileva, pa specifikuar kombësinë e tyre.
Ata akuzohen për ofrimin e ndihmës logjistike në arratisjen e të dyshuarit të dytë kryesor në sulmin në Stamboll, tha Mileva, pa specifikuar nëse i dyshuari ishte ende i lirë, raportoi AP.
Agjencia Anadolu raportoi sot se policia anti-terroriste në Stamboll arrestoi tetë persona të tjerë të dyshuar se ndihmuan ata që kryen shpërthimin.
Një gjykatë turke të premten urdhëroi ndalimin e 17 të dyshuarve në pritje të gjykimit, duke i akuzuar ata për përpjekje kundër unitetit kombëtar, vrasje me paramendim dhe tentativë vrasje.
Gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi deri në fillimin e gjykimit./euronews.al/
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...