“Armët nga Irani kërcënojnë gjithë rajonin”, tha ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly.
Ai akuzoi Iranin për “përhapje të gjakderdhjes” dhe u zotua se do të punojë me aleatët për t’iu kundërvënë Teheranit.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se ka furnizuar Rusinë me dronë, që sipas tyre, Moska i ka përdorur javët e fundit për të kryer sulme në Ukrainë.
“Ky regjim i ka shitur Rusisë dronë që po vrasin civilë në Ukrainë”, tha ai më 19 nëntor.
Në fillim të javës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh që ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës.
Më 5 nëntor, Irani e ka pranuar për herë të parë se i ka dhuruar dronë Rusisë, mirëpo ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar tash e disa javë qytetet ukrainase.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi