Këngëtari B. Smyth është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare.
Muzikanti vdiq vetëm tre javë pasi publikoi këngën e tij më të re “Twerkaholic, Pt.2” ndërsa ishte në njësinë e kujdesit intensiv në spital.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte Brandon Smith, fitoi popullaritet me cover-at e tij në YouTube dhe u nënshkrua me Motown Records në 2012. Kënga e tij “Twerkaholic” e vitit 2014 ishte një sukses i madh dhe ai gjithashtu pati këngë me artistë si 2 Chainz dhe Future.
Smyth “u nda nga jeta këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me fibrozën pulmonare”, njoftoi vëllai i tij në Instagram. /arbresh.info/
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...