Federata e Xhudos së Kosovës e ka kompletuar me sukses të gjithë procesin dhe është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Nënshkrimi i licencës është bërë nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe i është dorëzuar kryetarit të kësaj federate, Agron Kuka.
Përveç xhudos, deri më tani këtë proces e kanë kompletuar Federata e Pingpongut dhe ajo e hendbollit.
Në vazhdim, sipas njoftimit nga MKRS, pritet të licencohet edhe 11 federata të tjera, ndërkohë që po vazhdon aplikimi nga të gjitha federatat sportive në vend. /arbresh.info/
Dogana gjen 11 fishekë në bagazhin e një udhëtari
Vdes zyrtari policor Afrim Xhemaili, ngushëllon Sindikata e ...
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Sekuestrohen armë dhe municion në rajonin e Pejës, arrestohe...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...