Reperi i njohur BimBimma ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Barber Shok” në RTV Dukagjini.
Mes shumë rrëfimeve mbi karrierën dhe jetën e tij, ai ka treguar edhe se si ka qenë ideator i krijimit të label-it PINT.
Krejt kjo ndodhi gjatë një loje me pesë fotografi, ku në një moment, atij iu shfaq logoja e label-it PINT, e cila simbolizon specin e kuq.
Nga 1 deri në 5, ai e vlerësoi me 2 rëndësinë e kësaj fotografie në jetën e tij, ani pse tha se ka qenë krijuesi i konceptit dhe vizionit të atij label-i.
“E vlerësoj me dy, sepse dy kishin qenë ashtu-kështu edhe pse këtë logo unë e kam bërë – logon, konceptin, vizionin. Vizioni që unë e kam pasur tash nuk ekziston, pak rëndësi ka”, u shpreh BimBimma në “Barber Shok”.
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...