Për herë të parë Shqipërinë e viziton sot Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Ceremonia shtetërore do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ndërsa është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Aliev ishte një nga mbështetësit e rëndësishme së bashku me Turqinë për ndërtimin e gazsjellësit TAP në territorin e Shqipërisë, konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme për vendin.
Gazsjellësi Trans Adriatik është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan. TAP-i është 878 kilometra i gjatë: 773 kilometra në pjesën tokësore dhe 105 kilometra në pjesën detare. /tch/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj