Moti sot në Maqedoni të Veriut do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu.
Në zonat malore, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore, e vetëm në malet më të larta borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe më të freskët, me reshje të kohëpaskohshme shiu në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë.
Nga e diela do të mbizotërojë mot stabil me mjegull në lugina.
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...