Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim, lokalizimin dhe arrestimin e dy personave.
Në njoftimin e policisë thuhet se kushdo që ka informacion për identitetin, të dhënat personale apo vendndodhjen e personave në foto, të lajmëroj Policinë e Kosovës në stacionin më të afërm ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, transmeton arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të Autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetaret dhe mediat.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin, të dhënat personale apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./arbresh.info/


Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...