Ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guerot, tha se shteti i tij është në favor të heqjes së vizave për Kosovën.
Ai këto komente i bëri në Prishtinë në ceremoninë ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.
“Në qershor të këtij viti, presidenti Macron i ka thënë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen. Diskutimet teknike po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një vendim pozitiv të favorshëm në fund dhe të arrihet një marrëveshje lidhur më këtë çështje”, theksoi ai./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër