Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për një vjedhje.
Personi në fjalë, dyshohet se para një jave ka kryer vjedhjen e një veture Golf VII para një marketi në Ferizaj.
Policia ka publikuar videon e aktit dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, shkruan arbresh.info.
Lexo njoftimin e plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive/video içizimit të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për vepren penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.
‘’Vjedhja e rëndë’’ ka ndodhur me datën 04.04.2022 rreth orës 00:25 në rrugën ‘’Sali Çeku’’, saktësisht në parkingun para market ‘’Ari’’ në Ferizaj, ku një person i gjinisë mashkull (si në video) dyshohet se ka kryer vjedhjen e një automjeti GOLF VII ngjyrë e kaltër me targa vendore.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, si në video, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë./arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...