Në edicionin e sivjetmë të MTV Europe Music Awards 2022, siç duket skenën do ta dominojnë artistet me prejardhje shqiptare.
Nisur që nga nikoqirët, ku eventin do e drejtojë këngëtarja Rita Ora me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi duke vazhduar edhe me performanca e nominime, njofton klankosova.com
Këngëtaret e njohura, Bebe Rexha dhe Ava Max po ashtu do të jenë pjesë e MTV EMA, teksa pritet të performojnë para publikut disa prej hiteve të tyre më voluminoze ndër vite.
Madje, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” janë nominuar të tri artistet me famë internacionale dhe origjinë shqiptare – Bebe Rexha dhe David Guetta me këngën “I’m good (Blue)”, Dua Lipa dhe Megan The Stallion me “Sweetest Pie” si dhe Ava Max dhe DJ Tiesto me këngën “The Motto”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA do të mbahet këtë të diel me 13 nëntor.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...